Lidhja dhe afrimiteti mes Adionit dhe modeles Fabjolës brenda fermësë ka tërhequr vëmendjen e madhe të publikut, duke u bërë një nga temat më të diskutuara të formatit. Dyshja shfaqet gjithnjë e më e afërt para kamerave me puthje dhe përqafime të ngrohta, por situata jashtë lojës duket më e paqartë dhe me disa pikëpyetje.
Gjatë qëndrimit të tij në fermë, Adioni ka lënë vazhdimisht të kuptohet se në jetën e tij jashtë ekziston një person i rëndësishëm, me të cilin nuk ka një lidhje aktive, por që vazhdon të ketë akoma ndjenja. Këto deklarata kanë shtuar dyshimet për një histori të papërfunduar dashurie.
Sipas raportimeve të publikuara nga “Pikante”, vajza për të cilën aludohet se mund të jetë e përfshirë në këtë histori është këngëtarja Diona Fona. Megjithatë, deri tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga artistja, e cila nuk ka konfirmuar dhe as mohuar këto zëra.
Dyshimet shtohen edhe më shumë nga fakti se Adioni dhe Diona kanë bashkëpunuar më herët në projekte muzikore, ndërsa vetëm pak kohë para hyrjes së tij në “Ferma VIP 3”, ai kishte paralajmëruar një tjetër këngë me të.
Në mungesë të një konfirmimi zyrtar, mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një romancë të mbetur pezull apo thjesht për interpretime të publikut mbi një bashkëpunim profesional dhe marrëdhënie miqësore./mxh
