Last Updated on 23/04/2026 by EL
Chelsea ka vendosur t’i japë fund bashkëpunimit me trajnerin Liam Rosenior, pas një serie rezultatesh zhgënjyese në javët e fundit.
Tekniku anglez largohet nga stoli i londinezëve pas një forme të dobët, me shtatë humbje në tetë ndeshjet e fundit mes kampionatit dhe kupave. Kjo ecuri ka larguar ndjeshëm skuadrën nga objektivi për një vend në zonën Champions, tashmë me 7 pikë larg.
Rosenior ishte emëruar në krye të skuadrës në fillim të vitit 2026, duke zëvendësuar Enzo Marescan, por aventura e tij në ‘Stamford Bridge’ rezultoi ndryshe nga sa ishte menduar.
Klubi ka njoftuar se drejtimin e përkohshëm të ekipit do ta marrë Calum McFarlane, i cili do të udhëheqë skuadrën deri në fund të sezonit, ndërsa drejtuesit pritet të nisin kërkimet për një trajner të ri./et
