Aktorja e njohur Charlize Theron dhe regjisori Baltasar Kormákur kanë parakaluar në tapetin e kuq në Nju Jork për premierën e filmit të ri të Netflix, “Apex”.
Theron u shfaq para kamerave me një kostum të zi elegant, të kombinuar me një jakë të bardhë, duke tërhequr vëmendjen e fotografëve dhe mediave.
Filmi është një thriller mbijetese ku ajo luan rolin e Sashës, një alpiniste që niset e vetme në një ekspeditë në natyrë të egër, por përfundon e përfshirë në një lojë të rrezikshme “macja me miun”, pasi bëhet shënjestër e një gjahtari.
Në film, aktori Taron Egerton luan rolin e ndjekësit të saj, ndërsa Eric Bana është pjesë e kastit mbështetës.
“Apex”, i shkruar nga Jeremy Robbins, do të nisë transmetimin në platformën Netflix më 24 prill./mxh
