Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga angazhimi në terren dhe intensiv i forcave tona operacionale për menaxhimin e vatrave të ndryshme të zjarrit.
Nufi bën me dije se në të gjitha vatrat aktive vijon monitorimi i plotë dhe janë nën kontroll. Fatmrësisht deri më tani nuk kemi rrëzik të drejtpërdrejtë për qytetarët.
“Krenarë për secilin prej tyre, të cilët me një sakrificë të jashtëzakonshme dhe në gatishmëri të plotë janë në vijën e parë të përballimit të situatave të zjarrit – krah qytetarëve, komuniteteve të prekura dhe në mbrojtje të bizneseve dhe mjedisit.
Në të gjitha vatrat aktive vijon monitorimi i plotë, janë nën kontroll, dhe fatmirësisht nuk kemi rrezik të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe zonat e banuara”, thuhet në postimin e ministrit.
Gjatë 12 orëve të fundit në vend janë raportuar 18 vatra zjarri, ndërsa 5 prej tyre mbeten ende aktive dhe 3 zona vijojnë të monitorohen, sipas bilancit më të fundit të kësaj të hëne të Mbrojtjes Civile.
Në operacionet për përballimin e zjarreve janë angazhuar 32 automjete zjarrfikëse, 298 forca operacionale, 133 efektivë të Forcave të Armatosura me 10 mjete, si edhe 4 helikopterë të Forcës Ajrore.
