Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me Reformën Zgjedhore.
I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Mediu u shpreh se është me rëndësi që të arrihet një dakordësi e opozitës se cili është sistemi më i mirë dhe më përfaqësues zgjedhor.
Ai shtoi se sistemi i listave të mbyllura nuk do duhet të jetë për shkak se pjesa më e madhe e deputetëve është e emëruar dhe jo e zgjedhur nga qytetarët.
“Ajo që është e rëndësishme është që në opozita të arrijmë në dakordësi se cila është sistemi më i mirë dhe më përfaqësues. Që të ketë një përfaqësim të drejtë dhe që vota të jetë e barabartë në të gjithë territorin. E rëndësishme është ti kthehet kushtetuetshmëria Kuvendit.
Kur ke sistemin e listave të mbyllura do të thotë që pjesën më të madhe deputetët i ke të emëruar. Prandaj nevojitet një sistem i hapur që qytetarët të dinë kë të zgjedhin. Sistemi aktual është shtrembëruar. Loja brenda qarqeve fut në funksion grupev kriminale dhe dalin deputetë që nuk vijnë prej votës po prej manipulimit. Pa pasur një qeveri që nuk ka vullnet për zgjedhje, ti mund të bësh cdo lloj sistemi po nuk funksionon”, u shpreh Mediu./mxh
