Aktori dhe komediani britanik Russell Brand ka ndarë së fundmi mendimet e tij për jetën private të ish-bashkëshortes së tij, këngëtares Katy Perry, duke u fokusuar veçanërisht te raporti i saj i përfolur me ish-kryeministrin kanadez Justin Trudeau.
Duke folur në emisionin The Megyn Kelly Show, Brand u pyet për jetën sentimentale të Perry-t. Ai u shpreh me ironi për marrëdhëniet e saj të mëparshme dhe aktuale.
“Kam duruar shumë me atë ish-gruan time, por këtë herë e teprove, KP,” tha Brand gjatë intervistës.
Ai gjithashtu bëri një koment për aktorin Orlando Bloom, ish-partnerin e Katy Perry-t, duke e quajtur me humor “Legolas” dhe duke imituar lëvizjet e personazhit të tij nga The Lord of the Rings.
Më tej, Brand kritikoi Justin Trudeau, duke e quajtur atë “Fidel Castro’s spawn” dhe duke e akuzuar për veprimet e ndërmarra gjatë protestave “Freedom Convoy” në Kanada në vitin 2022, kur qeveria e tij përdori Aktin e Emergjencave për të ndaluar bllokimet në kufij të organizuara nga shoferët e kamionëve kundër masave të COVID-19.
Ai gjithashtu e përshkroi Trudeau si “ultra woke” dhe shprehu skepticizëm ndaj politikanëve të njohur botërisht, duke përmendur emra si Barack Obama dhe Emmanuel Macron, duke sugjeruar se, sipas tij, publiku duhet të pyesë “kush po e drejton vërtet pushtetin”.
Sa i përket së ardhmes së marrëdhënies së Perry-t, Brand u shpreh me ironi: “Prisni. Ajo mund të vijë në vete në çdo moment.”
Këto nuk janë hera e parë që Brand komenton në mënyrë kritike mbi jetën personale të ish-bashkëshortes së tij dhe partnerëve të saj, pasi edhe në dhjetor ai kishte bërë deklarata të ngjashme./mxh
