Fituesi i edicionit të tetë të “Big Brother Albania”, Vesel Kurtishaj, po jeton një periudhë shumë të lumtur në jetën e tij private.
Vetëm pak javë pas martesës, bashkëshortja e tij ka ndarë me publikun një lajm të veçantë: çifti është në pritje të fëmijës së parë. Lajmi është bërë publik prej saj përmes rrjeteve sociale, ku ka postuar një foto ku duket me barkun e rrumbullakosur, duke konfirmuar shtatzëninë.
Në një nga postimet e saj në Instastory, ajo ka shkruar “Në rolin tim si nënë”, duke e ndarë emocionin e kësaj pritjeje me ndjekësit.
Ky moment i bukur vjen menjëherë pas dasmës së tyre, e cila u mbajt muajin e kaluar në Prizren, në një ceremoni tradicionale ku morën pjesë familjarë, miq dhe të ftuar të njohur.
Kështu, vetëm pak kohë pas martesës, çifti po nis një kapitull të ri të jetës, duke u përgatitur për ardhjen e një anëtari të ri në familje./mxh
