E ardhmja e Hakan Çalhanoglu mbetet e hapur mes qëndrimit te Inter dhe një rikthimi të mundshëm te Galatasaray.
Dhjetë ditë më parë, mediat turke raportuan se transferimi ishte “99% i përfunduar”, por situata ka ndryshuar.
Pas tensioneve të verës së kaluar, lojtari vendosi të qëndrojë në Milano dhe vijon të jetë një element i rëndësishëm i skuadrës.
Në 30 ndeshje, ai ka regjistruar 12 gola dhe 7 asistime, shifra të larta për një mesfushor. Kontributi i tij ka qenë vendimtar në disa sfida, përfshirë fitoren 2-1 ndaj Romës dhe dygolëshin në Kupën e Italisë kundër Comos.
Trajneri Cristian Chivu e konsideron pjesë të rëndësishme të projektit. Kontrata e tij skadon në vitin 2027, ndërsa një rinovim mbetet i pasigurt.
Në fund të sezonit pritet një takim për të diskutuar të ardhmen dhe kushtet financiare, aktualisht në nivelin 6.5 milionë euro në sezon./mxh
