Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, akuzoi dy partitë më të mëdha opozitare për bllokim të procesit të zgjedhjes së presidentit të ri.
Përmes një video drejtuar qytetarëve, Kurti tha se udhëheqësit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës po sillen “edhe më keq se Fatmir Limaj në vitin e kaluar” – duke iu referuar negociatave që dështuan vitin e kaluar mes tij dhe kreut të Nismës Socialdemokrate për konstituimin e Kuvendit.
“Realisht, ata nuk janë duke dashur as pushtet dhe as përgjegjësi për veten e tyre. Krejt çfarë duan është që ne dhe unë të mos kemi pushtet”, tha Kurti, duke iu referuar kreut të PDK-së, Bedri Hamza, dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku./mxh
