• Kjo e shtunë, 25 prill, shënon ditën e 56-të e luftës së SHBA-ve dhe Izraelit kundër Iranit, e cila filloi më 28 shkurt 2026. Konflikti është shënuar nga një bllokadë detare amerikane, përleshje detare në Ngushticën e Hormuzit dhe një armëpushim i zgjatur dhe i tensionuar i iniciuar nga Donald Trump.
• Në Pakistan sot pritet të nisë një raund i ri negociatash për paqen dhe Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, tashmë ka mbërritur atje, por sipas zëdhënësit të tij nuk ka plane për një takim të drejtpërdrejtë mes SHBA-ve dhe Iranit. Ata do të takohen secili më vete me ndërmjetësit pakistanezë.
• Shtëpia e Bardhë thotë se i dërguari special amerikan Steve Witkoff dhe dhëndri i Donald Trump-it, Jared Kushner, do të shkojnë gjithashtu në Pakistan për bisedime mbi Iranin të shtunën, ndërsa qëndron në gatishmëri për t’u bashkuar edhe zv.presidenti JD Vance./kb
