Como është rikthyer te fitorja, duke i dhënë fund agjërimit prej katër ndeshjesh radhazi pa sukses.
Skuadra e udhëhequr nga Cesc Fabregas triumfoi me rezultatin 0-2 në fushën e Genoas, në takimin e vlefshëm për javën e 34-t.
Miqtë e zhbllokuan sfidën që në minutën e 10-të me anë të Douvikas, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh. Siguria për tre pikët erdhi në pjesën e dytë, kur Diao shënoi golin e dytë në minutën e 68-të.
Falë këtij rezultati, Como ngjitet sërish në vendin e pestë me 61 pikë, duke mbetur vetëm dy pikë pas Juventusit të vendit të katërt.
Në krahun tjetër, Genoa mbetet në kuotën e 39 pikëve, e pozicionuar në vendin e 14-të të renditjes./mxh
