Last Updated on 26/04/2026 by Monika
Një aksident rrugor me një viktimë ka ndodhur ditën e sotme të Ura e Çerkezës në Zall Herr.
Sipas informacioneve policore, në aksident janë përfshirë dy automjete që janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë ka humbur jetën njëri prej shoferëve, ndërsa tjetri është shoqëruar në komisariat.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:45, tek Ura e Çerkezës, automjeti me drejtues shtetasen A. P., është përplasur me automjetin me drejtues Q. T., rreth 42 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi Q. T, ndersa drejtuesja shtetasja A. P është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./mxh
