Megan Thee Stallion ka konfirmuar se lidhja e saj me yllin e NBA-së, Klay Thompson, ka marrë fund, vetëm pak muaj pasi çifti e bëri publike romancën.
Në një reagim për PEOPLE, artistja theksoi se vendimi erdhi për shkak të parimeve të saj në një marrëdhënie, duke nënvizuar se besimi, respekti dhe besnikëria janë thelbësore. Sipas saj, kur këto cenohen, nuk ka më vend për vazhdim.
“Kam zgjedhur ta mbyll këtë kapitull. Po i kushtoj kohë vetes për të reflektuar dhe për të ecur përpara,” u shpreh reperja.
Paralelisht, Megan la të kuptohej në rrjetet sociale se ndarja mund të jetë shkaktuar nga një tradhti. Në një postim në Instagram Story, ajo shprehu zhgënjimin, duke përmendur se ishte ndjerë e përfshirë seriozisht në lidhje, madje edhe pranë familjes së tij, përpara se gjithçka të ndryshonte papritur.
Ajo shtoi se kishte qenë mbështetëse ndaj tij gjatë sezonit të basketbollit, por tani po vinte në pikëpyetje aftësinë e tij për të qenë në një marrëdhënie të qëndrueshme.
Edhe pse nuk e përmendi emrin e Thompson në mënyrë direkte, marrëdhënia e tyre ishte tashmë e njohur publikisht. Të dy kishin ndarë shpesh momente së bashku në rrjete sociale, përfshirë një foto të publikuar në mars dhe një dhuratë luksoze që basketbollisti i bëri për ditëlindje në shkurt.
Romanca e tyre nisi të përflitej verën e kaluar, ndërsa debutimi zyrtar si çift erdhi në korrik 2025 gjatë një eventi të organizuar nga vetë artistja, ku ajo e kishte cilësuar Thompson si një person shumë të veçantë në jetën e saj.
Në të kaluarën, Megan është përfolur për lidhje me figura të tjera të njohura, mes tyre Torrey Craig dhe Romelu Lukaku./mxh
