Last Updated on 27/04/2026 by EL
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin kombëtar Librazhd–Elbasan pranë Xibrakë, ku një automjet BMW X5 është përplasur me një mjet tjetër. Për pasoje ka humbur jetën një shtatas korean ndërsa 6 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Në njërin nga mjetet e aksidentuara dyshohet se ka dhe persona të bllokuar. Në vendngjarje janë nisur menjëherë forcat e policisë dhe ambulancat, ndërsa po punohet për nxjerrjen e personave dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit./ET
