Dy kandidaturat e Lëvizjes Vetëvendosje për president janë tërhequr nga gara. Bëhet fjalë për zëvendëskryeministrin Glauk Konjufca dhe deputeten Fatmire Kollçaku.
Tërheqja e dy emrave të Vetëvendosjes u bë në seancën e sotme të jashtëzakonshme të thirrur për zgjedhjen e presidentit. Seancë e cila dëshoti pasi opozita refuzoi pjesëmarrjen.
LVV u ka bërë ofertë partive opozitare që të propozojnë tre emra për president./mxh
