Last Updated on 27/04/2026 by Monika
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, u tha gazetarëve se Presidenti i SHBA-së Donald Trump diskutoi me këshilltarët e tij kryesorë të sigurisë kombëtare propozimin e ri iranian për t’i dhënë fund luftës me Teheranin.
Duke iu përgjigjur pyetjeve gjatë një konference për shtyp, Levitt nuk pranoi të komentonte mbi propozimin, por theksoi se kërkesat themelore të Trump mbeten të njëjta.
“Nuk do të thoja se po e shqyrtojnë propozimin. Do të thoja vetëm se pati një diskutim, për të cilin nuk dua të paragjykoj zhvillimet. Jam e sigurt që do ta dëgjoni direkt nga presidenti”,-tha Levitt.
Presidenti i SHBA-së kërkon hapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe rishikimin e programit bërthamor të Iranit në një datë të mëvonshme./mxh
