Last Updated on 28/04/2026 by EL
Demokratë në Komisionin e Jashtëm kërkojnë ballafaqim urgjent me ministrin e jashtëm Ferit Hoxha, nga i cili presin të japë shpjegime për dy incidente diplomatike.
Burimet bëjnë me dije se demokratët kërkojnë një ballafaqim urgjent me Hoxhën nga i cili pritet një shpjegim në lidhje me rastin e Donika Gervalla (Ministre e Drejtësisë dhe ish-ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës) për të cilën pretendohet se dilppmati ka kërkuar t’i pezullohet çdo komunikim dhe vizitë me ministra të tjerë të Republikës së Shqipërisë.
Ndërsa rasti i dytë për të cilën demokratët kërkojnë një shpjegim nga ministri Hoxha thuhet sejanë mesazhet fyese që pretendohet se diplomati ka shërndarë në grupin e Whatsappit për shqiptarët e diasporës, më konkretisht të Maqedonisë së Veriut.
Kujtojmë se ditën e djeshme ministri Hoxha u takua me një nga liderët e partisë VLEN i cili u realizua ditë pasi partia në fjalë dënoi veprimin e ministrit të Jashtëm shqiptar Ferit Hoxha, pas mesazheve prej të cilave pretendohet se ministri iu është drejtuar shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut “po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë?” në komunikimin e bërë në një grup në Whatsapp.
Në takimin e bërë mes politikanëve, Hoxha e përgënjeshtroi sërish mesazhin e shpërndarë gjerësisht në rrjet, ndërsa situatën e krijuar ai e cilësoi si tymnajë./et
