Pas dështimit të seancave për të zgjedhur presidentin e ri të Kosovës, kryeministri Albin Kurti në një deklaratë të tijën për mediat është shprehur se ky proces u bojkotua nga opozita.
Sipas Kurtit kjo ndodhi për faktin se ata nuk duan që pushteti të jetë në duart e LVV-së, por është një zgjedhje që populli i Kosovës merr për tu udhëhequr nga ai që zgjedh.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi se demokracia dhe institucionet nuk do vetëm mbështetje dhe politikanë për parti të caktuara por dhe vullnetin e popullit.
“Sot janë mbushur 4 muaj nga zgjedhjet e fundit në Kosovë, pra jo katër vjet dhe ja ku jemi në një seancë e cila bojkotohet nga opozita. Vetëm katër muaj pas zgjedhjeve duan sërish zgjedhje, ata janë të vetëdijshëm që zgjedhjet nuk janë zgjidhje, ata nuk duan përgjegjësi, nuk duan pushtet, por duan që këtë mos ta kemi as ne. Por këtë nuk e vendosin ata, po populli i Kosovës. Pas një qeverisjeje 5-vjeçare është rritur mbështetja për ne, është e vështirë të gjendet diku tjetër një qeveri që ka kaluar në kriza të shumta, prej pandemisë COVID-19, pastaj te kriza e inflacionit dhe energjisë, pastaj edhe te sulmet e vazhdueshme të Serbisë dhe ka dalë fitimtare në të gjitha rrafshet dhe në fund ka marrë edhe mbështetje më të madhe popullore. Edhe kështu do të jetë. Por demokracia dhe institucionet nuk do vetëm mbështetje dhe politikanë për parti të caktuara, dhe këtu është sjellja antishtetërore e partive të caktuara”, tha Kurti.
Tashmë me dështimin e seancave për të zgjedhur presidentin e ri të Kosovës vendi pritet të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme.
Kjo është e treta herë që Kosova do të shkojë në zgjedhje./ kb
