Mbreti i Britanisë, Charles III, ka shkaktuar të qeshura gjatë një darke zyrtare në White House, me një batutë të drejtuar presidentit amerikan Donald Trump dhe të pranishmëve.
Në fjalimin e tij, Charles tha se nëse nuk do të ishte ndihma historike britanike, “amerikanët do të flisnin frëngjisht”, duke iu referuar një periudhe historike të konflikteve mes Britanisë dhe France. Komenti u prit me të qeshura dhe duartrokitje nga të pranishmit.

Në reagim, presidenti francez Emmanuel Macron postoi një video të deklaratës në rrjetin X, duke iu përgjigjur me humor: “Kjo do të ishte elegante”.
Ngjarja ndodhi gjatë një vizite shtetërore të mbretit Charles në SHBA, në një moment tensionesh diplomatike, ndërsa marrëdhëniet mes Londrës dhe Uashingtonit mbeten të ndjeshme për shkak të zhvillimeve ndërkombëtare.
Takimi u shoqërua edhe me kujtime historike për luftërat e shekullit XVIII, ndërsa batutat mes liderëve u interpretuan si një përpjekje për të lehtësuar atmosferën politike mes aleatëve perëndimorë./mxh
