Peshkaqenët e Groenlandës mund të jetojnë gjatë edhe me zemër mjaft të sëmurë. Mund të kenë edhe probleme apo patologji të organit jetësor që për njeriun mund të rezultonin fatale, dhe sërish arrijnë të jetojnë në të tilla kushte për qindra vite.
Peshkaqeni i Groenlandës është një specie unike dhe shpesh argument studimi, pasi është vertebrori më jetëgjatë që ekziston, duke arritur edhe deri në 500 vite.
Sekreti sipas një ekipi ekpertësh, qëndron tek qëndrueshmëria, që në fiziologji është tregues i aftësisë së një organizmi për të mbajtur funksionet në gjendje stabël edhe në prani të një patologjie.
Por ajo që duhet kuptuar është aftësia e përshtatjes dhe mekanizmat molekulare që e bëjnë të mundur këtë gjë. Sipas autorëve të studimit, nëse do arrihet një gjë e tillë, mund të ndihmojë thellësisht në mjekësi, pasi mund jetë një çelës për procesin e plakjes apo patologjive tek njeriu.
Janë anlizuar kampionet e indeve kardiake nga 10 exemplarë peshkaqenësh, duke i krahasuar edhe me ato të specieve të tjera, më jetëshkurtër.
Rezultoi se dëmtimet në zemër ishin tipike të plakjes dhe pasojat e patologjisë përkatëse, por organizmi i tyre ishte i shëndetshëm, çka sipas autorëve, ka vetëm një përgjigje, që është aftësia e përshtatjes pavarësisht problematikave të brendshme./mxh
