Last Updated on 30/04/2026 by Anisa
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka folur rreth kandidaturave për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike.
“Çdo anëtar i PD që ka dëshirë dhe plotëson kriteret mund të aplikojë”, tha Noka.
Për Mereme Sela, deri më tani kandidatja e vetme përballë Berishës, Noka u shpreh se do të shohin nëse plotëson kushtet.
“Ajo është anëtare e PD, të shohim a plotëson kriteret. Dera e partisë është e hapur për të gjithë, asnjë anëtari të PD nuk i është refuzuar aplikimi.
Unë juve me datën 13 mars kur ka marrë vendimin kryesia PD për çeljen e garës ju kam njoftuar, nuk ka munguar transparenca. Pretendentët kanë pasur një muaj afat. Dera e PD është e hapur, ja shiheni”, tha Noka.
