Vizita e Mbretit Charles dhe e Mbretëreshës Camilla në Shtete e Bashkuara të Amerikës riktheu shkëlqimin e pastër dhe i bëri mediat amerikane të lënë menjëanë luftën politike.
Kështu shkruhet në artikullin e publikuar nga BBC, e cila ndër të tjera shtoi se monarku mahniti kritikët me paraqitjen e tij dhe dhuroi një spektakël elegant gjatë fjalimeve të tij, që ishin sa thumbuese aq edhe të kujdesura.
Por, Mbreti Charles është rrethuar nga një tjetër realitet, që për të është e pabesueshme shkruan BBC, pas muajsh me tituj të tmerrshëm lajmesh.
“Ishte një kundërshtar i dobët që fitoi kupën,” shkruhet më tej në artikull.
Ndërkaq, për CNN, vizita e Mbretit në këtë epokë të re, ishte e domosdoshme për t’i kujtuar Amerikës vlerat e saj republikane, sundimin e ligjit dhe demokracinë.
Çarles nuk e qortoi dhe as nuk e kritikoi administratën Trump, por në një mënyrë indirekte nuk e vlerësoi drejtimin aktual politik të Amerikës dhe mbrojti shtyllat e demokracisë perëndimore.
Pavarësisht shijes së mire që mbreti Charles la në SHBA, për Sky News kjo vizitë mund të mos ia vlejë.
Edhe në analizën e publikuar nga media britanike, thuhet se amerikanët nuk e duan shkëlqimin mbretëror dhe dy fjalimet e mbretit mund të mos mjaftojnë për të rregulluar marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.
Në të, rikujtohet se në vizitën e presidentit amerikan në Mbretërinë e Bashkuar pak muaj më pare, pritja ishte spektakolare, por edhe pas këtij takimi marrëdhëniet vetëm sa u përkeqësuan.
Ndërkohë, pas fjalimit në Kongres dhe darkës shtetërore në Shtëpinë e Bardhë, Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla vizituan edhe New Yorkun.
Çifti mbretëror vizitoi Memorialin Kombëtar të 11 Shtatorit, ku vendosën një buqetë me lule dhe një shënim me shkrim dore në memorialin në nder të gati 3,000 jetëve të humbura në sulmet e vitit 2001./mxh
