Analisti Andi Bushati komentoi sot kandidaturën e Mereme Selës për postin e kryetares së Partisë Demokratike.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Bushati u shpreh se ky kandidim përballë liderit akutual dhe historik të PD-së, Sali Berisha, nuk është i mjaftueshëm.
Sipas Bushatit, ka një element qesharak në faktin se Berisha do të fitonte garën me këto që të përballej dhe që në nisje do të ishte i ditur rezultati.
“Këta që pranojnë Meremen, zonjën Mereme, e bëjnë garën qesharake. Më mirë garë e dhunshme, sesa qesharake. Kush i ka dhënë okej zonjës Mereme, ka djallëzi kundër Berishës.
Pse nuk duan këta? Berisha me këdo të shkonte, fiton.
Thelbi është, duan të ngulin mendësinë e diktatit në parti. Ky është i vetmi shpjegim racional se përse nuk pranojnë gara edhe kur rezultatin e dinë”,-tha Bushati./mxh
