Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24, Monika Kryemadhi foli hapur për situatën e saj personale dhe zhvillimet rreth çështjes gjyqësore të Ilir Meta, i cili ndodhet në arrest prej më shumë se një viti e gjysmë.
E pyetur nga gazetari Erl Murati nëse është ndjerë e gjykuar gjatë kësaj periudhe, Kryemadhi pranoi presionin publik, por refuzoi të marrë rolin e viktimës.
“Këto vargje nuk kanë lidhje me mua, por me ish bashkëpunëtorët e Metës në politikë që ka pasur, ish ministrat, ish deputetët, dhe ish miqtë e tij të ngushtë. Ne shqiptarët jemi njëshat e frustrimit mediatik. Mos prit që unë të vë kujën dhe të qaj. Unë kur qava kur Ilir Meta tha divorcohem nga Kryemadhi, mos prit që unë qoftë edhe në sallë të gjyqit edhe përpara kamerave të shtrihem dhe të bëj rolin e viktimës. Unë jetën do ta vazhdoj Erli sepse do ushqehem do jetoj, do jetoj për veten time dhe për fëmijët e mi në radhë të parë. Një bashkëpunëtor i imi, ose ish bashkëpunëtor në një tavolinë me burra, diskutonte për sjelljen time mediatike ka thënë nuk e dija që qenka kaq e përdale…Dhe unë i kam thënë unë kurv nuk bëhem, por vrasëse për fëmijët e mi po…E paragjykuar po jam ndjerë. Sot kanë frikë edhe të vijnë tek dera përpara gjykatës qoftë edhe në solidaritet. Por për mua beteja ime është me opinionin publik për të zbardhur të vërtetën. Por nëse kjo dosje dhe këto akuza që 10 % e dosjes janë akuza gazetash, nuk pranoj asnjë akuzë…Kush është vepra penale? Ai pretendon që vepra penale ka ndodhur pas një viti…”, tha ajo.
Duke folur për marrëdhënien personale me ish-bashkëshortin, Kryemadhi zbuloi detaje nga prishja e raportit me Metën, duke theksuar se sot e konsideron atë vetëm si koleg dhe babain e fëmijëve të saj.
“Unë nga Ilir Meta jam ndjerë e paragjykuar qëkur iku nga shtëpia dhe e gjykuar dhe e përdorur në maksimum. Për atë nuk më intereson fare më. E shoh si koleg dhe ish koleg të politikës time, në aspektin njerëzor e shoh si babain e fëmjës tim.Ai ka ikur nga shtëpia sepse unë i kam kërcënuar vjehrrin dhe gruan e Tedi Blushit. Është thirrur vjehrri i Tedi Blushit në SPAK dhe më pas u bë n/drejtor I spitalit të burgut.Pastaj ka filluar agresiviteti, më thonte ti më përgjon, je bërë bashkëpunëtore e SPAK dhe më pas iku.
Ana njerëzore e divorcit tim nuk ka lidhje me vendimet politike të miat apo Ilir Metës”, u shpreh ajo.
Në të njëjtën kohë, Kryemadhi hodhi akuza të forta ndaj SPAK, duke pretenduar se pjesa më e madhe e dosjes ndaj saj nuk mbështetet në prova konkrete.
“90 përqind e dosjes është me akuza mediatike, asnjë akuzë nuk pranoj, Si mund të ketë bërë mamaja ime pastrim të veprës penale? Kush është vepra penale, si ka marrë para për një vepër penale në ajër. Ke dashur të blesh shtëpi dhe për një pr.ligj që kanë propozuar Edi Rama dhe Damian Gjiknuri.
Nëse paska prova dhe fakte SPAK pse ka frikë nga media që ta ndjekin live procesin gjyqësor.
A ke prova, a ka korruptuar Monika 2 deputetët? Unë kam patur 3 kalamaj, doja 3 dhoma gjumi për fëmijët dhe për 3 muaj”, deklaroi ajo.
E pyetur nga Murati për pretendimet e SPAK se ajo është tërhequr pas publikimit të çështjes, Kryemadhi u përgjigj shkurt: “Ilir Meta s’dinte gjë”.
Në vijim të intervistës, ajo shtoi se ndërhyrje të mundshme kanë ndikuar në prishjen e marrëdhënies së saj me Metën.
“Unë mendoj se SPAK ka ndërhyrë përmes personave të infiltruar për të krijuar një mosbesim të Metës jo vetëm ndaj meje por gjithë stafit tim të vjetër.
Ajo që më ka vrarë është kur një njeri që ka jtuar 30 vjet me mua dhe kam bërë cdo gjë dhe kam dhëë maksimumin, midis besueshmëriisë, unë jam shumë dakord që më shkel përballë nënës e babait, por s’më shkel me këmbë përballë dikujt që e ke rrogtar dhe e ke njohur në Presidencë dhe të cënosh identitetin tim.
Nëse nuk do të ishte kjo dosje, ne të dy do të ishim bashkë.”
