Një punëtor shqiptar është aksidentuar në kantierin e ndërtimit teksa po punonte me një betoniere në zonën e Firences, më 27 prill.
Ngjarja ndodhi në Castelfiorentino të Empolit, teksa punëtori u godit nga mikseri i betonierës dhe mori plagë të rënda. Por fatkeqësisht, tre ditë pas aksidentit, megjithë përpjekjet e mjekëve, ai nuk mundi t’i mbijetojë dot plagëve dhe njoftohet se ka humbur jetën.
Kamioni që ai po drejtonte u përmbys, duke i shkaktuar lëndime të rënda. Punëtori u dërgua në spitalin e Firences me helikopter, me një prognozë kritike.
Karabinierët po hetojnë, së bashku me stafin e parandalimit të aksidenteve të autoritetit shëndetësor lokal.
“Kur ndodhi aksidenti, burri po punonte në Via di Mellicciano në Castelfiorentino. Një ekip zjarrfikësish dhe oficerësh të mjekësisë së punës gjithashtu iu përgjigjën vendit të ngjarjes. Pasi u intubua në vend nga 118 ndihmës të emergjencës, burri i plagosur u transportua nga Pegaso në spitalin CTO Careggi, ku mbërriti me lëndime të shumta dhe një kod të kuq, por fatkeqësisht nuk mbijetoi”, shkruajnë mediat italiane.
Emri i punëtorit dhe detajet nuk bëhen të ditura, teksa ngjarja është ende nën hetim aktiv./mxh
