Në një intervistë në “News24”, Dr. Aurora Dollenberg foli për alergjitë e verës dhe problematikat që sjell te qytetarët.
Gjatë intervistës mjekja Dollenberg shpjegoi se duhet shumë kujdes dhe se qytetarët duhet të jenë të vëmendshëm ndaj shenjave të parave.
Gjithashtu gjatë intervistës theksoi se abuzimi i qytetarëve me përdorimin e medikamenteve është një problematikë e madhe.
“Alergjia është një sëmundje gjenetike që mund të mbete e fshehur nëse ambienti nuk e provokon, ose mund të shfaqet 100 % kur ndodh e kundërta. Kushdo që e ka kaluar një formë të lehtë alergjie e mban mend sepse lëkura ndryshon, skuqen sytë. Ka disa pacientë që kanë alergji edhe ndaj merimangave dhe këto pacientë kanë direkt marrje të frymëmarrjes, enjte të syve, apo fryhet edhe fytyra. Dhe kjo është forma e rëndë e alergjisë nëse nuk stopohet me mjekim. Pjesa e polenave është ajo më dëmtuese sepse na çon drejt alergjive. Është problematikë e madhe përdorimi i medikamenteve, edhe të pakonsultuara. Nuk rekomandohet në pacientë që ka simptoma të mesme apo të rënda. Duhet një kujdes më i shtuar”, tha ajo./kb
