Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian (EPC) në Jerevan, Armeni. Teksa të gjithë përgatiteshin për të pozuar, kryeministri Edi Rama dhe homologia italiane, Giorgia Meloni janë kapur duke shkëmbyer batuta. Po ashtu kreu i qeverisë shqiptare ka zhvilluar biseda dhe me lider të tjerë botëror, siç është dhe Antonio Costa, president i KE.
Ky samit mbledh liderë nga vende të ndryshme të Evropës për të diskutuar mbi çështje të sigurisë, bashkëpunimit rajonal dhe sfidave të përbashkëta politike e ekonomike në kontinent.
Pjesëmarrja e kryeministrit Rama në këtë aktivitet vjen në kuadër të angazhimeve të Shqipërisë në proceset europiane dhe forcimit të bashkëpunimit me vendet e Bashkimit Europian dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.
Gjatë punimeve të samitit, pritet që liderët të trajtojnë tema me rëndësi strategjike për stabilitetin dhe zhvillimin e mëtejshëm të Evropës.
