Last Updated on 04/05/2026 by EL
Një 54 vjeçar nga Cërriku është arrestuar nga shërbimet e Policisë, pasi akuzohet se ka ndërmarrë një akt vetëgjyqësie, duke dëmtuar me ekskavator shtëpinë e motrave të tij.
Dyshimet janë se për shkak të konflikteve të vazhdueshme mes anëtarëve të familjes mbi pronësinë e shtëpisë dhe të një sipërfaqe toke, vëllai ka marrë mjetin e tonazhit të rëndë dhe ka dëmtuar shtëpinë e motrave.
Ngjarja ka ngjallur panik dhe frikë në zonë dhe menjëherë janë njoftuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer arrestimin e 54 vjeçarit.
Policia bën me dije “se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 54 vjeç, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka dëmtuar me ekskavator banesën në pronësi të motrave të tij.”/et
