Last Updated on 04/05/2026 by EL
Në seancën gjyqësore të zvilluar ditën e sotme ndaj shqiptarit nga Kosova, Shpend Sokoli i cili akuzohet për veprën penale “Mashtrim kompjuterik” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, GJKKO vendosi që ta dënonte atë me 3 vite e 8 muaj burg.
Burimet bëjnë me dije se Sokoli pritet të vuajë dënimin e tij në një burg me siguri të lartë si dhe janë konfiskuar fondet e tij në platformën Binance.
Po ashtu raportohet se provat materiale të sekuestruara do t’u kthehen personave që u përkasin.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se Sokoli, me origjinë nga Kosova, ishte një nga zhvilluesit dhe bashkëpronari i kompanisë shqiptare Scythe Labs, e lidhur me tregun online të njohur kriminal Rydox. Ky treg i nëndheshëm ofronte shitjen e kredencialeve për email, llogari e-commerce dhe informacion personal të përdoruesve, duke përfshirë mbi 18,000 llogari.
Hetimet e kryera nga SPAK dhe FBI kanë nxjerrë në pah se shtetasi në fjalë në bashkëpunim me Ardit Kutleshin qëndronin në krye të tregut të paligjshëm online të njohur si RYDOX.
Bashkëpunimi i autoriteteve shqiptare me FBI nxorri në pah se rrjeti RYDOX, i cili rezulton aktiv që prej 2016, ndërsa në 2020 rrjeti u mbyll përkohësisht në rrethana të paqarta, dhe u hap brenda pak kohësh.
Refeuar dosjes së çështjes në fjalë mësohet se Sokoli dhe Kutleshi reklamonin RaidForums, një forum kriminal online përmes së cilit ofroheshin regjistra spam, mjete për dërgimin e tyre dhe udhëzime përdorimi.
Nga hetimet e shtrira në një periudhë të gjatë kohore, SPAK dhe FBI konstatuan se RYDOX funksiononte si treg i nëndheshëm online, përmes të cilit janë siguruar në total informacionet e 18 mijë përdoruesve si edhe transaksione monetare virtuale.
Po ashtu mësohet se dy të dyshuarit kryesorë të këtij aktiviteti kriminal janë ekstraduar më herët drejt SHBA-së, ndërsa mirëmbajtësi i rrjetit është proceduar në Gjykatën e Posaçme me gjykim të shkurtuar.
Në dëshminë e dhënë para drejtësisë shqiptare, Shpend Sokoli ka mohuar akuzat, duke deklaruar se nuk ka pasur akses në platformën RYDOX dhe as në transaksionet e saj. Ndërsa ka pretenduar se aktiviteti i tij ka qenë vetëm në fushën e programimit./et
