Pasojat e konflikteve ndërkombëtare kanë nisur të ndihen në sektorët kryesorë të ekonomisë shqiptare, pikërisht në prag të sezonit turistik.
Vrojtimi i besimit i Bankës së Shqipërisë tregon një rënie të optimizimit në shërbime dhe tregti, sektorë të lidhur drejtpërdrejt me kërkesën dhe konsumin.
Në muajin prill, treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 1.5 pikë, ndërsa besimi në shërbime dhe tregti shënoi tkurrje të ndjeshme me përkatësisht 1.7% dhe 3.6%
Në të njëjtën linjë janë dhe konsumatorët përballë cmimeve të ngritura si pasojë e efekteve zinxhir. Rënia e besimit të konsumatorëve me 3.2% tregon gjithashtu hezitim për shpenzime, ndërsa bizneset raportojnë kërkesë më të dobët. Ndërsa sektori i industrisë shënoi njër rritje të lehtë.
Nga ana tjetër, ndërtimi po shfaq një dinamikë tjetër, duke mbetur një nga sektorët më të qëndrueshëm të ekonomisë. Me 4.9% në prill u rrit besimi, duke qëndruar dukshëm mbi mesataren historike.
Aktiviteti aktual ndërtues rritja e porosive janë faktorët që kanë mbajtur gjallë besimin në ndërtim. Ndërsa pritjet për çmimet në këtë sektor pritet të mos ndryshojnë në të ardhmen./mxh
