Last Updated on 05/05/2026 by Kesjana
Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bajram Begaj zhvilluan homazhe në Varrezat e Dëshmorëve.
Te monumenti “Nënë Shqipëri” u vendosën buqeta me lule.
Dita e Dëshmorëve u vendos të jetë 5 Maji 1942, dita kur u vra nga fashistët, Qemal Stafa, aktivist i luftës Nacional Çlirimtare.
Përpara krijimit të shtetit shqiptar, populli shqiptar i kujtonte dëshmorët e tij dhe mbante gjallë legjendat e tyre, nëpërmes këngës epike, dhe trashëgimisë të historisë të tyre nga brezi në brez./kb
