Dy ish-banorët e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona dhe Klodi, vijojnë të mbeten në qendër të vëmendjes së publikut, ndërsa çdo lëvizje e tyre po komentohet gjerësisht në mediat rozë.
Së fundmi, dyshja është parë duke kaluar kohë së bashku në rrugët e Tiranës, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për një raport që mund të ketë evoluar përtej miqësisë. Që prej përfundimit të eksperiencës së tyre në shtëpinë më të famshme në Kosovë, ata janë shfaqur shpesh pranë njëri-tjetrit, duke ushqyer vazhdimisht kureshtjen e fansave.

Marrëdhënia e tyre e afërt nuk është një surprizë për ndjekësit besnikë të spektaklit, pasi brenda lojës Elijona kishte shprehur hapur simpati për Klodin. Por situata u bë edhe më intriguese pas një zhvillimi në jetën personale të tij: pak kohë pas daljes nga formati, ai bëri të ditur ndarjen nga partnerja e tij, çka ndezi edhe më shumë aludimet për një lidhje të mundshme me ish-banoren.
Megjithatë, pavarësisht afrimitetit të dukshëm dhe paraqitjeve të shpeshta bashkë, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht për të sqaruar natyrën e raportit. Kjo heshtje vetëm sa ka shtuar më shumë misterin dhe interesin e publikut.
Për momentin, gjithçka mbetet në nivel spekulimesh, ndërsa fansat presin një konfirmim që mund të zbulojë nëse kjo histori është thjesht miqësi…apo diçka më shumë./mxh
