Djali i vajzës së Jozefina Topallit feston sot 5-vjetorin e lindjes dhe mami Megi i ka dedikuar atij një urim të veçantë në rrjet.
Në një postim të ndarë në Facebook-un e saj, ku publikoi një fotografi të djalit të saj, përbri fotos Megi shkruan: Sot me 05. 05 festojmë 5-vjetorin! Pesë vite me këtë buzëqeshjen më të ëmbël që nuk mungon kurrë dhe shpresoj që kurrë të mos mungojë. Gëzofsh gjtihmonë, amelcina e shtëpisë!
Pa zbuluar emrin e djalit të saj që e ka nga marrëdhënia e saj me Angjelin Serreqin, një shkodran që ka studiuar shkenca kompjuterike në Padova, vajza e demokrates emocionoi me dedikimin e bërë ndaj të birit.
Kujtojmë se Megi Topalli është mamaja e e tre fëmijëve të ëmbël, dy djemve të vegjël dhe një bebusheje e cila ka ardhur në jetë marsin e këtij viti.
Shpesh-herë mami Megi ka ndarë momente të ëmbla krah familjes së saj të vogël, por është treguar e kujdesshme duke mos zbuluar identitetin e fëmijëve të saj.
Postimi i bërë nga Megi Topalli:

