Last Updated on 05/05/2026 by EL
Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare akademiku dhe politikani i njohur shqiptar Servet Pëllumbi, një prej figurave më të rëndësishme të jetës politike dhe intelektuale në vend pas viteve ’90.
Në lidhje me ndarjen nga jeta të profesorit të shquar të socialistëve, ka reaguar Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrejtin social “Facebook”.
“Sa shumë do donim të të kishim në ditëlindjen e 35-të të Partisë sonë Socialiste, të cilës i dhe shumë nga vlerat e tua në kohë të vështira kur u desh ta drejtoje. Kuvendit të Shqipërisë i dhe gjithashtu vlerë me drejtimin tënd të pazëvendësueshëm”, ka shkruar Balla teksa sqaron se më vonë do të njoftohen edhe ceremonitë në respekt të tij.
Postimi i plotë:
Lamtumirë Profesori ynë i madh Servet Pëllumbi Sa shumë do donim të të kishim në ditëlindjen e 35-të të Partisë sonë Socialiste, të cilës i dhe shumë nga vlerat e tua në kohë të vështira kur u desh ta drejtoje. Kuvendit të Shqipërisë i dhe gjithashtu vlerë me drejtimin tënd të pazëvendësueshëm.
U prehsh në paqe Profesor Serveti!
Kuvendi i Shqipërisë, Partia Socialiste dhe familja do të njoftojnë në vijim ceremonitë në respekt të këtij njeriu të madh./et
