Last Updated on 05/05/2026 by Monika
Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur për garën brenda Partisë Demokratike. Berisha në foltoren e radhës ka deklaruar se ai që kandidon për kreun e kësaj partie nuk duhet të përfaqësojë qeverinë por demokratët.
Berisha nga foltorja i dërgoi një mesazh Ervin Salianjit, duke thënë se nëse e kapinm për leckash të tjerët është puna e tij, duke theksuar se është i birësuar dhe e ka bërë zgjedhjen e tij.
“Ai që kandidon nuk duhet të përfaqësojë qeverinë por ju. Kjo do të zbatohet 100%.
Ata që kandidojnë duhet të plotësojnë disa kritere. Mos dëgjoni mediat që kanë ngritur një mal me shpifje, trillime, gënjeshtra për një parti që voton për të mbuluar faktin se partia tjetër e ka në status që kryetarin ta zgjedhë një anëtar një votë por nga 2009 nuk ka ndonjë anëtar të PS që voton. Kanë zhdukur votën. Për të mbuluar këtë vënë në diskutim garën. Zgjedhjet tona janë më të mirat. Anëtarët e PD do kenë të drejtën e plotë të japin votën e tyre.
Kam folur për të birësuarin Ervin Salianji. Kanë bërë zgjedhjen e tyre. Nëse të kapin për leckash të tjerët është puna jote pastaj”, tha Berisha./mxh
