Inter do të rikthehet në stërvitje për sfidën e së shtunës në orën 18:00 ndaj Lazios në kampionat. Kjo ndeshje paraprin finalen e Kupës së Italisë, që do të luhet pas katër ditësh në të njëjtin stadium.
Objektivi i Inter është realizimi i një dopiete historike me kampionatin dhe Kupën e Italisë. Në 118 vite histori, klubi nuk e ka arritur kurrë këtë kombinim të vetëm.
Dy herët kur ka fituar kampionat dhe Kupë, në 2006 dhe 2010, janë shoqëruar edhe me trofe të tjerë, si Superkupa e Italisë apo Champions League.
Fitorja ndaj Lazios do t’i jepte Interit Kupën e 10-të të Italisë. Lazio vjen në këtë përballje pas fitores me përmbysje ndaj Cremoneses.
Presidenti Marotta ka përmendur mundësinë e një simboli shtesë në fanellë në rast triumfi./mxh
