Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka reaguar ndaj kritikave që lidhen me moshën e kreut të PD-së, Sali Berisha, duke theksuar se ai mbetet një figurë aktive në jetën politike dhe nuk duhet vlerësuar sipas viteve biologjike.
I ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, Mziu u shpreh se kontributi dhe energjia e Berishës në politikë janë më të rëndësishme se mosha e tij.
“Berisha nuk matet me vitet, matet me kontributin që jep. Ai sfidon çdo person në Shqipëri edhe në aspektin fizik. Bëji një SMS në orën tre të natës, të kthen përgjigje. Ftoje ku të duash dhe, nëse nuk vjen në takim, atëherë flasim,” tha Mziu.
Në vijim të intervistës, ai bëri edhe një krahasim me kryeministrin Edi Rama, duke e kritikuar atë për paraqitjen fizike.
“Në aspektin fizik e keni parë Edi Ramën, është bërë si i plakur. Po ku krahasohet me Sali Berishën?”, shtoi deputeti demokrat.
