Pranverës në Tiranë nuk i zihet besë! Tani është fiks ajo periudha tranzicionit të stinëve, ku nuk di ç’të veshësh. Asgjë s’të hyn në sy edhe nëse garderoba është plot. Në mëngjes dielli shkëlqen, por kur del jashtë kupton që s’ka ardhur ende vera. Futesh në zyrë për të dalë në pushimin e drekës dhe sheh që ka filluar një shi që nuk dha asnjë shenjë paralajmërimi. Çadër s’ke, ke veshur balerina dhe flokët u prishën!
Si i bëhet gjatë këtyre ditëve kur moti gjithë kapriço?
1. Pardesynë mos e ndani deri në fund të majit
Nëse ka një gjë për të cilën fashionistet e botës kanë rënë dakord, është pardesyja. Mbretëresha e pranverës së paqëndrueshme, që kombinon në mënyrë të natyrshme funksionalitetin me stilin, duke qenë shtresa ideale për motin e paparashikueshëm, as shumë i rëndë, as shumë i lehtë, por gjithmonë elegant.
2. Shtresëzimi është arti yt i fshehtë
Krejt papritur e gjejmë veten si gocat në Kopenhagë! Gjithmonë të përgatitura!
Layering nuk do të thotë të veshësh gjithçka ke në dollap. Do të thotë të mendosh me kujdes: një bluzë bazë + këmishë e hapur sipër + xhaketë e lehtë xhinsi. Tre opsione për çdo rast që shkojnë në harmoni me njëra tjetrën.
Fundi është gjithashtu një nga ato copëza që funksionon në çdo moment të ditës, me bluzë të thjeshtë për look casual, ose me taka dhe këmishë elegante për mbrëmje, nga pranvera deri në vjeshtë.
3. Çantat, deklarata jote kur rrobat s’flasin mjaftueshëm
Moti mund të jetë i çmendur, por çanta jote nuk duhet të jetë. Trendet e fundit i janë larguar logove dhe luksi i heshtur po përqafohet gjithnjë e më tepër.
Format, materiali, madhësia dhe detajet sot janë shumë më interesantë sesa një emër brand-i.
4. Ngjyrat pastel
Lejla e hapur, bezha e ngrohtë, blue bebeje: nuancat pastel mbeten zgjedhje kryesore e pranverës, me livandon që zëvendëson rozën klasike duke qenë më e sofistikuar dhe paksa më e papritur, por po aq e kombinueshme.

Një outfit tërësisht në pastele, nga koka te këmbët? Quhet tonal dressing dhe është trendi më i lehtë për t’u kopjuar këtë sezon. Nuk kërkon buxhet të madh, kërkon sy.
5. Stili i jetës, çdo detaj!
Në fund të fundit, outfiti nuk ndalet te rrobat dhe as tek rroba. Është mënyra si ecën, si mban çantën, si qëndron, si sillesh me të panjohurit e të njohur. Si e shijon momentin dhe gjithë bisedat që bën kur në një dorë ke kafen dhe në tjetrën IQOS-in, nëse je përdorues, të cilin veshja jote do ta falenderonte nëse do të mund të fliste./mxh
