Last Updated on 06/05/2026 by EL
Autoritetet zvicerane kanë konfirmuar një rast infektimi me hantavirus te një pasagjer i anijes turistike MV Hondius, i cili është shtruar në spital në Cyrih dhe po merr trajtim mjekësor.
Sipas njoftimit, pasagjeri është paraqitur vetë në shërbimet shëndetësore pasi ka marrë një email informues nga operatori i anijes për një incident shëndetësor të ndodhur gjatë udhëtimit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë të ditur se po bashkëpunon me disa vende për gjurmimin e kontakteve, në përputhje me rregullat ndërkombëtare të shëndetit, me qëllim identifikimin e personave që mund të jenë ekspozuar ndaj virusit.
Rasti është konfirmuar si hantavirus Andes, ndërsa diagnoza është bërë nga Instituti Kombëtar për Sëmundje Infektive në Afrikën e Jugut dhe Spitali Universitar në Gjenevë.
Në procesin e hetimit dhe monitorimit janë përfshirë edhe institucione të tjera ndërkombëtare shëndetësore, të cilat po ndihmojnë në vlerësimin e situatës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme./et
