Java e parafundit në Superiore, prodhoi gola të shumtë dhe rezultate surprizë, ndërsa janë zbuluar verdiktet e para.
Tirana triumfoi minimalisht ndaj Vllaznisë, në Klasiken e futbollit shqiptar. Bardheblutë iu falën golit të shënuar nga Rafa me penallti në pjesën e parë.
Në fund, shkodranët e mbyllën ndeshjen me nëntë lojtarë, pas kartonëve të kuq të Malës dhe Bajramit.
Ky sukses e ngjit Tiranën në pozicion të favorshëm për mbijetesën, pasi mban vendin e gjashtë me 41 pikë. Vllaznia renditet e dyta me 60 pikë.
Bylis triumfoi 2-1 ndaj Elbasanit, ku të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë. Me këtë rezultat, Elbasani mbetet në krye me 62 pikë, ndërsa Bylis mban vendin e shtatë me 41 pikë.
Egnatia u rikthye te suksesi, duke mposhtur Partizanin 2-0. Debutim me fitore për trajnerin e ri të rrogozhinasve, Nevil Dede.
Partizani mbetet zyrtarisht jashtë “Final Four”, pasi këtë vend e ka marrë Dinamo.
Blutë e kryeqytetit barazuan 2-2 ndaj Vorës në “Air Albania”, në një ndeshje shumë të luftuar.
Në sfidën tjetër, Flamurtari dhe Teuta barazuan 2-2 mes tyre. Vlonjatët mbeten në vendin e fundit, me 36 pikë, ndërsa durrsakët të parafundit me 39 pikë, po aq sa Vora e vendit të tetë.
Ky rezultat zbret zyrtarisht Flamurtarin në Kategorinë e Parë./mxh
