Last Updated on 06/05/2026 by Monika
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ngriti sot një sërë çështjesh, që sipas tij, janë shkaktarë për largimin masiv të qytetarëve shqiptarë.
Në fjalën e tij me demokratët e Degës nr.5 në Tiranë, Berisha tha se të gjitha fushat e jetës janë shkatërruar nga korrupsioni, ndërsa renditi edhe disa prej tyre.
Berisha tha se edhe situata ekonomike në vend është e lidhur ngushtë me veprimtarinë e një qeverie që vjedh, në njënkohë kur çmimet janë rritur dhe shqiptarët janë të keqpaguar.
“Ndër kohërat nga më kritiket në Shqipëri, që përjeton shkretimin më të madh në tërë historinë që nga vitet 1300 të murtajës. Shqiptarët u larguan nga ky vend, si asnjë komb tjetër, në 10 vite nga 2015-2025, vetëm në Shengen ikën mbi 1 milionë shqiptarë. Institucionet e kulturës në vend i shkatëroi korrupsioni, i hëngri. Ndërsa ulja ekonomike është pasurim i një grupi shumë të vogël njerëzish, kur kemi një varfërim masiv. Jemi më të keqpaguarit, po çmimet si janë? Janë rritur pothuajse 100%. Çmimet e ilaçeve janë në stratosferë. Prandaj tha një ditë një qytetar, se ikin se qeveria mbron vjedhjet”,-tha Berisha./mxh
