Last Updated on 07/05/2026 by Anisa
Gazetari Lavdrim Lita i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar postimet në rrjetet sociale të Ervin Salianjit dhe sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka.
Këto mesazhe të shpërndara në mediat sociale të cilat paraqesin debatet mes Salianjit dhe Nokës, sipas Litës tregojnë nivelin intelektual të Partisë Demokratike të cilën e cilësoi si mizerabël.
“Ka një problem shumë të madh përveç nivelit intelektual aty. Ai thotë në shumës, aty thotë të vesh me fustan dhe të dhamë shoqërues. Ky ishte në burg, me kë bashkëpunonte ky. Po me kë se nuk e kuptoj.
Të dhamë shoqërues dhe vesh me fustan është një gjë që ky e ka bërë në bashkëpunim me të tjerë brenda burgut. Më bën shumë përshtypje se unë nuk kam asgjë kundra tyre, tregon nivelin mizerabël intelektual që ka Partia Demokratike.
Problemi është që ky thotë të vesh me fustan dhe të dhamë shoqërues. Me kë, si, qysh, tek? Ne i dhamë, kush i dhamë? Domethënë jemi më shumë se të dy. Tani të dhamë është numri i shumës që përfshijnë edhe vetveten”, tha ai.
