Bleona Qereti ka rikthyer vëmendjen te një nga paraqitjet e saj më ikonike, duke zbuluar kështu se nga e kopjuar look-un e fundit Kim Kardashian në Met Gala 2026.
Artistja shqiptare publikoi një video në rrjetet sociale ku shfaqen krah për krah dy veshjet, të cilat duken identike në dizajn dhe stil, me ndryshimin vetëm në ngjyrë. Në video, Bleona thekson veshja e Kim Kardashian e këtij viti ngjan shumë me veshjen që ajo kishte zgjedhur 11 vite më parë në ceremoninë e Grammy Awards 2015.
Krahas videos, Bleona shkroi:
“Life lately @kimkardashian – or more accurately, life 11 years ago at the @recordingacademy @grammys @voguerunway ✨✌????”
Postimi ka nxitur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë komentuar dhe kanë vënë në dukje dhe përgëzuar artiste.
Bleona ka qenë gjithmonë e njohur për guximin në modë dhe paraqitjet ekstravagante në tapetin e kuq, duke eksperimentuar shpesh me veshje që tërheqin vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Kjo krahasim i fundit duket se ka rikthyer edhe një herë në fokus stilin e saj unik dhe ndikimin që ajo pretendon se ka pasur në trendet e modës./MXH
