Mes yjeve që u vlerësuan në nominimet e këtij viti për çmimet Tony, të cilat nderojnë më të mirët në skenat teatrore në SHBA, është aktori i njohur i filmave Harry Potter, Daniel Radcliffe, si dhe e nominuara për Oscar, Rose Byrne.
Gjithashtu, Leslie Manville, John Lithgow dhe Layton Williams janë nominuar për interpretimet e tyre në Broadway gjatë vitit të fundit.
Dy shfaqje kryesojnë nominimet e këtij viti me nga 12 secila, versioni muzikor i filmit të vitit 1987 The Lost Boys dhe përshtatja teatrale e serialit Schmigadoon! të Apple TV.
Radcliffe është nominuar për rolin e tij në monologun teatral për depresionin Every Brilliant Thing. Byrne u vlerësua për interpretimin në komedinë Fallen Angels të Noël Coward.
Leslie Manville dhe Mark Strong janë nominuar për rolet e tyre në tragjedinë greke Oedipus, ndërsa John Lithgow për interpretimin e tij si Roald Dahl në Giant. Të dy këto produksione janë shfaqur më parë në West End.
Layton Williams gjithashtu është nominuar për rolin e tij si ajsbergu në parodinë muzikore Titaníque./mxh
