Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, tha sot se Greqia është e interesuar të blejë avionë ushtarakë Embraer C-390 të prodhimit brazilian dhe pjesërisht portugez.
“Patëm mundësinë të diskutonim shumë çështje, dhe njëra prej tyre është blerja e avionëve C-390”, tha Dendias, i cili ndodhet në një vizitë dy-ditore në Portugali, raporton Reuters.
Ai nuk specifikoi se sa aeroplanë ishin të përfshirë, as çfarë çmimi ishte e gatshme të paguante Greqia.
Forcat Ajrore Helenike aktualisht zotërojnë avionë C-130 dhe C-27 dhe planifikojnë të shpenzojnë rreth 28 miliardë dollarë deri në vitin 2036 për të modernizuar forcat e armatosura.
