Sulmet ajrore izraelite vranë të paktën 12 persona në Libanin jugor, njoftoi sot ministria vendase, ndërsa ushtria izraelite tha se po vazhdonte operacionet e saj kundër grupit Hezbollah të lidhur me Iranin pavarësisht një armëpushimi të supozuar.
Sulmet erdhën ndërsa një zyrtar i Departamentit të Shtetit të SHBA-së njoftoi se bisedimet midis Libanit dhe Izraelit do të mbaheshin në Uashington më 14-15 maj, me qëllim hapjen e rrugës për negociata paqeje.
Dy takime në nivel ambasadorësh janë zhvilluar tashmë, më 14 prill në Departamentin e Shtetit dhe më 23 prill në Shtëpinë e Bardhë. Pas këtyre takimeve, një armëpushim u njoftua nga Uashingtoni, i cili hyri në fuqi më 17 prill, të paktën në teori./kb
