Last Updated on 08/05/2026 by EL
Pas shtyrjes së seancës për padinë e kryebashkiakut Veliaj ndaj ligjshmërisë së mandatit të Ols Dados, aktori i madh i skenës dhe filmit shqiptar, Robert Ndrenika foli për mediat.
Ai tha se nuk i ka kuptuar asnjëherë 13 akuzat që SPAK ka ngritur kundër Veliajt, ndërkohë që shtoi se e njeh që fëmijë dhe që kishte ardhur aty për ta mbështetur sepse Veliaj ka ndihmuar teatrin dhe artistët.
Gazetar: Pse zgjodhët të ishit i pranishëm në gjyqin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës?
Ndrenika: Sepse e njoh që fëmijë, pothuajse e kam ndjekur që në fëmini. është djalë jetim, i rritur me halle, me probleme, dhe që në fillore ka qenë filozof fëmijë.
Gazetar: Kjo ishte arsyeja që erdhët ditën e sotme për ta mbështetur?
Ndrenika: Edhe që i ka ndihmuar shumë teatrin dhe artistët.
Gazetar: Si t’u duk pamja e z. Veliaj, pas gati një viti e pak në burg?
Ndrenika: Mirë m’u duk.
Gazetar: Pra, nuk kishte ndryshuar?
Ndrenika: Jo, them që jo.
Gazetar: Po ndonjë këshillë, se e pamë që i thatë “e bëj unë burgun për ty”?
Ndrenika: E dëgjove këtë?
Gazetar: Isha në rreshtin e parë.
Ndrenika: Po të jetë nevoja, e bëj.
Gazetar: E përballoni dot?
Ndrenika: Posi!
Gazetar: Po 13 akuzat ndaj z. Veliaj?
Ndrenika: Unë s’i kam kuptuar ato akuza./et
