Last Updated on 08/05/2026 by EL
Sipas një artikulli të publikuar nga The New York Times, Papa Pope Leo XIV telefonoi bankën e tij në Çikago për të ndryshuar numrin e telefonit dhe adresën, por punonjësja e customer service mendoi se bëhej fjalë për një telefonatë tallëse dhe i mbylli telefonin.
Ngjarja u tregua nga miku i tij, prifti Tom McCarthy, gjatë një takimi me besimtarë në Illinois. Sipas tij, Papa, i cili para zgjedhjes së tij njihej si Robert Prevost, telefonoi personalisht bankën për të përditësuar të dhënat.
Ai iu përgjigj saktë të gjitha pyetjeve të sigurisë, por punonjësja i tha se duhej të paraqitej fizikisht në degë për të përfunduar procedurën.
“Unë nuk mund ta bëj këtë”, mësohet të ketë thënë Papa, duke shpjeguar se ndodhej në Vatikan.
Kur ai provoi të sqaronte situatën duke thënë: “A do të kishte rëndësi po t’ju thosha se jam Papa Leo?”, punonjësja mendoi se po talle j dhe i mbylli telefonin.
Historia është bërë virale në media dhe rrjete sociale, pasi shumë njerëz e konsideruan si një moment “shumë njerëzor” për kreun e Kishës Katolike./et
