Protesta e opozitës është drejt mbylljes së saj, ndërsa policia ka shoqëruar drejt ambienteve të komisariatit tre qytetarë. Protesta e ditës së sotme është shoqëruar me tensione dhe përplasje të vazhdueshme mes protestuesve dhe policisë.
Këtë herë policia nuk ka kursyer as mediat, pasi i ka sulmuar me ujë dhe gaz lotsjellës. Si pasojë e kësaj situate u lëndua një gazetare, e cila mori ndihmën e specializuar mjeksore dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetsore. Më herët protestuesit hodhën molotovë dhe fishekzjarre në shenjë revolte, ndërsa policia i është përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës./mxh
