Kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit në kuadër të ditës së Europës, ka folur për Reformën Zgjedhore duke i dhënë përgjigje dhe opozitës, ku shprehet se, imponimet, ultimatumet dhe qëndrimet e paracaktuara nuk funksionojnë me të.
Rama theksoi se PS është e interesuar të ulë numrin e deputetëve të parlamentit dhe për këtë duhet të ketë konsesus.
“Përsa i përket reformës zgjedhore, duhet të kontaktoni me drejtuesin e këtij procesi me Damian Gjiknurin, mund t’iu japë një panoramë të plotë të qasjes tonë lidhur e këtë reformë, unë personalisht e kam thënë dhe e përsëris, ne jemi të hapur të dëgjojmë me durim këto që ulet në tryezë për të folur dhe për të dëgjuar.
Imponime dhe ultimatume dhe qëndrime të paracaktuara besoj që është mjaftueshëm kohë e gjatë për të kuptuar që me mua nuk funksionojnë.
Jemi të interesuar për të ulur numrin e deputetëve të parlamentit dhe uroj që të ketë konsensus në këtë drejtim. Nga këtu çdo diskutim tjetër është i hapur. Reforma administrative, procesi është zhvilluar në mënyrë gjithëpërfshirëse, janë bërë dëgjesa, diskutime.
Përsa i përket 2027, është një objektiv i vendosur bashkërisht, por është lënë dhe një hapësirë gjoja që mund të jetë një zgjatje deri nga mesi i 2028. Jemi pak a shumë në të njëjtën gjatësi vale. Dhe për këtë arsye 2030 është vendosur si objektiv”, tha Rama./ kb
